Roma bënë goditjen e parë të madhe

Sporti

Roma bënë goditjen e parë të madhe

Më: 25 prill 2015 Në ora: 12:19

Roma nuk po qëndron duarkryq dhe ka filluar të përforcohet për stinorin e ri.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka arritur marrëveshje me gjigantin e Francës, Olimpique Marseille për transferimin e sulmuesit të krahut Andre Ayew.

Mediat franceze kanë shkruar se transferimi i Ayewit është i kryer në Romë, dhe se detajet rreth këtij operacioni do të zbulohen ditët e ardhshme.

Ka qenë drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini që ka qenë në Francë për ta bindur lojtarin që t’i bashkohet Romës.

‘L’Equipe’, e bënë zyrtare lajmin edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga klubet Marseille dhe Roma.

Para se të zgjedhe Romën, Ayew ka refuzuar shumë skuadra të njohura si Borussia Dortmund, Schalke 04, Wolfsburg, Inter, Napoli dhe Tottenham Hotspurs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat