‘Olympic Art’ kthehet me 9 medalje nga Tirana

Sporti

‘Olympic Art’ kthehet me 9 medalje nga Tirana

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:38

Klubi i taekwondos ‘Olympic Art Club” nga Prishtina ka arritur sukses të madh në turneun ndërkombëtar “Taekwondos 4th Top Tirana 2015”. Në turneun në Tiranë ishte një konkurrencë shumë e fortë, mirëpo garuesit e klubit prishtinas ishin maksimalisht të përgatitur dhe kjo rezultoi që ata të kthehen me 9 medalje: katërt të arta, dy të argjendta dhe tri të bronzta. “Në turne morën pjesë mbi 300 garues nga shtetet e ndryshme dhe kjo dëshmon edhe për konkurrencën e madhe.

Klubi ynë u përfaqësua me 12 garues në kategori të ndryshme, ku arriti t’i fitoj 9 medalje. Ky është një sukses i madh i yni. Medalje të arta fituan: Eron Brahimi (44 kg - kadet i ri), Elda Zeqiri (+ 48 kg - kadete e re), Zani Bislimi (+ 48 kg - kadet i ri), Visar Uka -74 kg senior), ndërsa të argjendta: Jon Grajçevci (27 kg - kadet i ri), Naim Nikaj (+87 kg – senior) dhe të bronzta: Denis Bllaca (-31 kg - kadet i ri), Jon Lumi (-36 kg - kadet i ri) dhe Don Berisha (+78 kg - junior).

Të gjithë këta garues dhanë maksimumin dhe arritën më të mirën dhe me pak fat sportiv kemi mundur të dalim edhe më më shumë të arta”, ka thënë trajneri i klubit, Arsim Agushi, i cili përgatitet tani për turneun e radhës, që mbahet me 2 maj në Podgoricë. Ai beson se do të arrijnë medalje edhe në Podgoricë dhe në radhë të parë ta prezantojnë Kosovën sa më mirë.

“Suksesi në Tiranë është si fryt i punës së të gjithëve në kolektiv. Medaljet që fituam janë edhe një pasqyrë e mirë e punës që bëhet në klubin tonë”, ka thënë Agushi. Në klubin “Olympic Art” punohet me zell të shtuar dhe suksesi i fundit shton edhe më shumë motivin për sukseset e reja në rrafshin ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat