Mata uron Chelsean për titullin “e sigurt”

Sporti

Mata uron Chelsean për titullin “e sigurt”

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:59

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata, ka uruar Chelsean për titullin e kampionit të Ligës Premier që “sigurt” do ta fitojë këtë sezon.
Blutë qëndrojnë 10 pikë sipër pozitës së dytë, ku ndodhet Arsenali, me gjashtë ndeshje të mbetura, pas fitores 1-0 ndaj United të shtunën.

“Vërtet ishte nxitëse të ndjej respektin dhe joshjen e njerëzve – dhe gjithmonë do të jem falënderues për këtë”, ka thënë Mata, i cili veshi fanellën Blu para se të kalojë te United.

“Ata dhe lojtarët e tyre, dua t’i falënderoj për një joshje të tillë dhe t’i uroj për titullin që pritet ta fitojnë, pasi tashmë është po thuajse e vendosur”.

“Ishte bukur të takohemi me ta dhe të bisedojmë pas ndeshjes, dhe po ashtu me stafin e klubit, mjekët dhe fiziot, dhe të ndjej respektin dhe miqësinë e tyre. I falënderoj dhe i uroj”, ka shtuar spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat