Montella: Viola nuk e meritoi disfatën

Sporti

Montella: Viola nuk e meritoi disfatën

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:03

Trajneri i Fiorentinas, Vincenzo Montella, thotë se Viola nuk meritoi të pësojë disfatë nga Verona, në takimin e mbrëmshëm të Serie A.
Viola pësoi 2-1 në shtëpi ndaj të zgjedhurve të trajnerit Andrea Mandorlini, me një gol të shënuar nga Mounir Obbadi pas një penaltie të humbur të Alessandro Diamantit.

“Skuadra ishte mirë dhe nuk mendoj se ne merituam të pësojmë”, ka deklaruar trajneri për Sky. “Ne nuk u lejuam atyre asgjë në pjesën e parë. Ne kishim shumë goditje nga këndi i golit, por nuk ishim mjaft të saktë”.

“Kishte një dëshirë të madhe për të fituar, kjo është ajo çfarë mendoj. Ekipi në ndërdije mendoi se barazimi do të ishte i pashfrytëzueshëm dhe u përpoq të shkojë për gjithçka, por ne kemi mundur të ngjitemi në tabelë”.

“Është zhgënjyese pasi ekipi nuk meritoi të humbasë”, ka shtuar Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat