Seria A, Fiorentina befasohet nga Verona

Sporti

Seria A, Fiorentina befasohet nga Verona

Më: 21 prill 2015 Në ora: 07:43

Fiorentina nuk arrin të parakalojë Sampdorian në garën për Europën duke u mundur 1-0 nga Verona brenda në “Artemio Franchi” ku vendosi një gol i marokenit Obbadi në minutën e fundit të ndeshjes.

Një 11 metërsh i humbur nga Diamanti në minutën e 66-të rezultoi vendimtar në këtë sfidë, me vjollcët që për të tretën ndeshje radhazi nuk arritën të fitojnë duke treguar se impenjimit dhe në kompeticionet ndërkombëtare po i penalizojnë. Në pjesën e parë Fiorentina ishte më kërkuese dhe në minutën e 29-të mund të kishe gjetur dhe epërsinë por Raffael arriti të presë goditjen e Gilardinos. Dhe në pjesën e dytë Fiorentina ishte më këmbngulëse por pa patur mundësi konkrete për shënim përjashton penalltinë. Ndërkohë që 10 minutat e fundit ishin më të mira për Veronën, që në të 90-tën gjeti fitoren me golin e parë sezonal të Obadit. Një fitore e rëndësishme për veronezët që tashmë mund të konsiderohen të shpëtuar duke qenë 13 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat