Serbëve iu djeg për Shaqirin, ja çfarë shkruajnë!

Sporti

Serbëve iu djeg për Shaqirin, ja çfarë shkruajnë!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2015 Në ora: 11:18

Xherdan Shaqiri luajti në 13 minutat e fundit për Interin dhe barazuan me rezultat 0:0 me Milanin, në ndeshjen derbi të Serie A, ndryshe njihet si derbi më i zjarrtë i dy skuadrave të të njëjtit qytet. Se derbit gjithmonë kanë edhe rivalitetin e madh edhe jashtë fushës, nuk do koment.

Serbëve iu djeg shumë kur dëgjojnë emrin e futbollistit më të mirë shqiptar, sepse Xherdan Shaqiri kudo që ka shkuar e ka paraqitur flamurin kombëtar, të Kosovës dhe atë zviceran bile e ka bartur edhe në këpucë. Dhe vet emrin e Shaqirit kur e dëgjojnë iu djeg shumë, sepse po këta serbë shovinistë patën ngritur shumë pluhur kur Shaqiri me Bayern Munihun u bën kampion evropian (2013), ai e mori flamurin e Kosovës e të Zvicrës dhe vrapoi rreth e përreth stadiumit Wembley.

Atëkohë shovinistët serbë kërkuan dënimin e Shaqës nga UEFA, sepse ai ka treguar nacionalizëm, por nuk iu ndezi. Dhe tani një farë i ashtuquajtur portal ‘Kurir’, shkruan se tifozët e Milanit kanë dalë me pankartë: Shqipëria shqiptarëve, vdekje e tradhtarëve. Sipas këtij portalit serb, demek kjo iu është adresuar Shaqirit, pse nuk po luan për Shqipërinë.

Ata raportojnë se Shaqiri deri më tash ka luajtur 42 ndeshje për Zvicrën dhe ka shënuar 15 gola, duke përmendur edhe që ka luajtur në Kampionatin Botëror. Serbët e dinë se Shaqiri është idhull i shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë ata, ngase ai kudo e paraqet flamurin kombëtar e të Kosovës. Edhe një herë shihet se Serbia emrin e Shaqirit e shikon me shumë nervozizëm, sepse ai kudo që shkon tregon se është zemër shqiptari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat