Sadiku e Thun-i pësuan debakël në Bernë

Sporti

Sadiku e Thun-i pësuan debakël në Bernë

Nga: K.Goca Më: 19 prill 2015 Në ora: 15:43

Young Boys shënoi fitore të thellë në Bernë me rezultat 4:0 kundër Thun-it, në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit zviceran. Sulmuesi shqiptar, Berat Sadiku, luajti titullar për Thun-in, por nuk ishin në gjendje të sfidojnë skuadrën vendase tejet të disponuar. Sadiku është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 28-të, ndërsa golat i realizuan: Berton (31’), Steffen (33’ e 52’) e Horau (84’). Futbollisti shqiptar me shokë lëshuan fushën të dëshpëruar dhe tani renditen në vend të tretë me 42 pikë, kurse Young Boys është i dyti me 9 pikë më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat