​‘Barcelona e lumtur me Enriquen’

Sporti

​‘Barcelona e lumtur me Enriquen’

Më: 19 prill 2015 Në ora: 11:39

Josep Bartomeu ka thënë se Barcelona është e lumtur me trajnerin Luis Enrique.

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka insistuar se ata janë të kënaqur me trajnerin Luis Enrique dhe nuk kanë synim që ta zëvendësojnë atë.

Ai tha se Barcelona me Enriquen sikurse pak skuadra është në garë për të fituar të gjithë titujt këtë edicion.

“Ai ka kontratë deri në vitin 2016 dhe ne jemi të lumtur me të, pasi Barcelona sikurse pak skuadra është në garë për të gjithë titujt këtë edicion”, tha Bartomeu për Sport.

Barcelona me Enriquen këtë edicion ka siguruar finalen e Kupës së Spanjës, ëshët në vendin e parë në La Liga dhe është shumë pranë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë ka mposhtur PSG’në me rezultat 3:1 në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat