Dueli i gjigantëve evropian për Marco Reusin

Sporti

Dueli i gjigantëve evropian për Marco Reusin

Më: 19 prill 2015 Në ora: 11:27

Mesfushori gjerman Marco Reus ka vazhduar kontratën me Dortmundit por kjo nuk do të thotë që nuk do të largohet nga aty.
Pas lajmit se Jurgen Klopp do të ndahet me Dortmundin në fund të stinorit, rrugën e tij mund ta ndjek edhe Reus i cili tani nuk ka klauzolë dhe Dortmund do të fitojë para të mëdha nga shitja e tij.

Reus u ble nga verdhezinjtë për 17 milionë euro ndërsa shitja e tij mund të bëhet për rreth 60 milionë.

Real Madrid, Barcelona, Paris Saint Germain, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Man. United , Man. City, Atletico Madrid dhe Juventus janë skuadrat e interesuara për shërbimet e talentit gjerman.

Mbetet të shihet se cila nga skuadrat e lartpërmendura do të ofrojë më shumë para për Dortmundin dhe kontratë më të mirë për anësorin fantastik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat