Pogba zgjedh klubin e ri

Sporti

Pogba zgjedh klubin e ri

Më: 18 prill 2015 Në ora: 12:42

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, dëshiron të transferohet në Barcelonë. Por, ekziston një problem, dënimi i FIFA-s ia pamundëson gjigantit katalan përforcimet deri në janarin e vitit 2016.

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, pritet të jetë një prej futbollistëve më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.

Në fakt, ylli francez tashmë ka filluar të zgjojë interesim nga disa prej klubeve më të mëdha përfshirë Real Madrid e Barcelona.

Kurse, e përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë të ditur se Pogba dëshiron të transferohet në Camp Nou.

Por, ekziston një problem, dënimi i FIFA-s ia pamundëson gjigantit katalan përforcimet deri në janarin e vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat