Rekord i ri në CAS, 13 orë gjykim

Sporti

Rekord i ri në CAS, 13 orë gjykim

Më: 17 prill 2015 Në ora: 23:06

Kaq ka zgjatur gjyqi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Seanca dëgjimore pas apelimit të Federatës Shqiptare të Futbollit në CAS, për të marrë tri pikët e mohuara nga Komisioni i Disiplinës dhe ai i Apelit pranë UEFA-s, ka tejkaluar parashikimet kohore dhe axhendën e paracaktuar.

Çështja me numër “CAS/A/3874 – Federata Shqiptare e Futbollit vs. UEFA & Federata Serbe e Futbollit” është shndërruar në një nga më të nxehtat në historinë e gjykimeve në “tempullin e drejtësisë sportive botërore”.

“Maratona” e gjyqit nisi teknikisht qysh në orën 8 të mëngjesit të sotëm, duke nisur me pyetjen e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana e vazhduar me trajnerin e Kombëtares sonë, Gianni De Biasi.

Vetëm dy ndërprerje, e para 20 minuta dhe e dyta nga ora 15:00 deri në 16:00 për të konsumuar drekën, ndërkohë e gjitha dita e sotme i është kushtuar gjyqit, me avokatin e FSHF-së që shkëlqeu me argumentet e tij dhe me homologun e tij serb që la për të dëshiruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat