Rugova: Shpresoj të jemi në finalen e Ligës Ballkanike

Sporti

Rugova: Shpresoj të jemi në finalen e Ligës Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2015 Në ora: 18:18

Peja ka bërë hapin e madh drejt finales në Ligën Ballkanike me fitoren në udhëtim me rezultat të ngushtë 63:62 kundër Rilski Sportisti nga Bullgaria. Basketbollistët pejanë janë të bindur se edhe në takimin e kthimit (me 7 prill) do të ia dalin që të triumfojnë dhe të futen në histori si ekip nga Kosova që shkelen për herë të parë finalen e kësaj lige mjaft të fortë. Fitorja në Samakov iu jep edhe më shumë forcë ekipit verdhezinj që të janë edhe më të mirë dhe t’i realizojnë synimet.

Basketbollisti i Pejës, Fisnik Rugova, shprehet se në Samakov luajtën me shumë kujdes dhe kjo ishte ajo që ndikoi në fitoren e madhe. Rugova mendon se janë afër finales, por presin edhe një ndeshje të luajnë në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat