Nainggolan i pasigurt për të ardhmen te Roma

Sporti

Nainggolan i pasigurt për të ardhmen te Roma

Më: 1 prill 2015 Në ora: 09:11

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka pranuar se nuk është i sigurt nëse do të mbetet te klubi nga kryeqyteti edhe në edicionin e radhës.
Roma dhe Cagliari ndajnë kartonin e belgut, por skuadrat nuk kanë arritur marrëveshje përfundimtare për të ardhmen e tij edhe pse ai ka pranuar se do të ishte i lumtur nëse qëndronte te skuadra e Rudi Garcias.

“A do të qëndroj në Romë? Momentalisht shansi është 50 për qind. Gjithsesi nuk jam i brengosur sepse ka kohë akoma. Roma dhe Cagliari duhet të arrijnë një marrëveshje. Jam i fokusuar 100 për qind te Roma, është klub i madh, skuadër e madhe dhe qytet i bukur”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

Nainggolan ka 36 paraqitje për Romën sivjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat