Prishtina këmbëngul se është më e mirë se Kozuvi

Sporti

Prishtina këmbëngul se është më e mirë se Kozuvi

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2015 Në ora: 18:58

Gjithçka është në pikën më të lartë para sfidës së sotme (në orën 19.30) mes kampionit të Kosovës, Sigal Prishtina dhe Kozuv nga Gjevgjelia, ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës Ballkanike në basketboll. Supersfidë që zgjon kureshtjen e basketbolldashësve në vend dhe sidomos ‘Plisave’ që sigurisht nuk do të ketë vend për t’i zënë të gjithë në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Basketbollistët e Prishtinës e njohin fortë mirë ekipin maqedonas, pasi që deri më tani katër herë janë përballur me ta dhe kanë statistikat e barabarta: dy fitore e dy humbje.

Prishtina në dy takimet e para kishte fituar: e para, me 10 dhjetor të vitit 2013 në Gjevgjeli me 85:83, ndërsa me 12 mars (2014) në kryeqytet me rezultat 68:58. Pastaj me 12 nëntor (2014) Kozuv-Prishtina 93:78, dhe ekipi maqedonas sërish fitoi (me 21 janar - 2015), kësaj here në kryeqytet me 100:87. Florian Miftari, drejtori sportiv i Sigal Prishtinës, tha se gjithçka është e gatshme për këtë betejë të madhe.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat