Armenët në Elbasan Arena parrulla kundër Turqisë

Sporti

Armenët në Elbasan Arena parrulla kundër Turqisë

Më: 29 mars 2015 Në ora: 19:22

Në media dhe rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se tifozët armenë, të cilët janë të paktë në numër, në stadiumin e Elbasanit do të digjnin flamurin tonë kombëtar.

Por pamjet që vijnë nga Elbasani tregojnë se tifozët armenë kanë vendosur një banderolë ku shkruhet: “Mos e harroni kurrë 1915″, që lidhet me genocidin e pretenduar turk mbi popullatën armene.

Por diçka e tillë është mohuar nga tifo-grupi më i madh armen “Fronti i parë armen”, të cilët shprehen se një plan i tillë nuk ekziston dhe se ata nuk kanë pasur asnjë bashkëpunim më herët me tifozeritë serbe.

“Fronti i parë armen dëshiron të deklaroj publikisht se nuk ka pasur ndonjëherë bashkëpunim me tifozët serb, apo ndonjë plan për të djegur flamuj në Shqipëri.

Informacioni i publikuar nga mediat shqiptare dhe disa fansa shqiptarë rrjetet sociale janë totalisht të pavërteta”, thuhet në reagimin e këtij tifo-grupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat