Odegaard nuk është ende i gatshëm për Realin

Sporti

Odegaard nuk është ende i gatshëm për Realin

Më: 28 mars 2015 Në ora: 21:55

Performanca e dobët që ka bërë Odegaard në takimin e sotëm kundër Kroacisë, e ka vërtetuar edhe një herë faktin që ai nuk është ende i gatshëm të luajë për fanellën e Real Madridit.

Odegaard pati një ndeshje tmerrësisht të dobët në përballjen e Norvegjisë kundër Kroacisë.

Dhe, sipas një analize të bërë nga goal.com, është shpalosur fakti që Odegaard nuk është ende i gatshëm që të luajë për Realin.

Ai ishte një djalosh në një përballje të burrave, ishte njëri nga shkrimet e shkruajtura në goal.com.

Përndryshe, Norvegjia e humbi takimin me rezultat 5-1, kundër një Kroacie mjaft të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat