Kur do të pensionohet Ibra?

Sporti

Kur do të pensionohet Ibra?

Më: 6 mars 2015 Në ora: 10:57

Sulmuesi i kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç, anëtar i PSG-së, kampion në fuqi i Francës, kur mund të pensionohet nga loja aktive. Për futbollistin më të mirë tregon agjenti i tij, Mino Raiola. “Ibrahimoviç ka edhe një vit e gjysmë në kontratë. Ai është i lumtur në Paris, përpiqet të jap më të mirën dhe është në formë të mirë, edhe pse pati disa probleme këtë sezon. Por e ardhmja e Ibrës është e shkurt. Nuk e di nëse ai mund ta përfundojë karrierën tek PSG. Ai punoi për veten 15 vite, tani do punojë për mua në 8 vitet e ardhshme. Unë mendoj se ai mund të luajë deri në moshën 42 ose 43-vjeçare dhe ai nuk mund të qëndrojë 8 vite tek PSG”, ka thënë Raiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat