Gjermania, Loew pritet të rinovojë kontratën

Sporti

Gjermania, Loew pritet të rinovojë kontratën

Më: 5 mars 2015 Në ora: 22:09

Sipas gazetës prestigjioze "Bild", 55-vjeçari është në bisedime me Federaten e Futbollit për rinovimin e kontratës.

Joachim Loew me të gjitha gjasat do të vazhdojë të jetë trajneri i Gjermanisë edhe pas Europianit të vitit 2016. Sipas gazetës prestigjioze "Bild", 55-vjeçari është në bisedime me Federaten e Futbollit për rinovimin e kontratës. Tekniku drejton "pancerat" që prej vitit 2006 teksa në 2014-tën udhëhoqi Gjermanine drejt titullit kampion në Botërorin e Brazilit. Kohët e fundit është përfolur se Loew mund të ishte pasuesi i Guardiolës te Bayern Munich ose i Klopp te Borussia Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat