Josa-Magani njëzëri: Nuk kemi aleatë

Sporti

Josa-Magani njëzëri: Nuk kemi aleatë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 23:02

Trajneri kryeqytatas siguroi se Skënderbeu nuk është pjesë e aleancave.

Mirel Josa i përgëzoi futbollistët e Skënderbeut për suksesin e arritur me Tiranën, duke kujtuar se kishte përballë rivalin më të fortë për titull. Trajneri kryeqytatas siguroi se Skënderbeu nuk është pjesë e aleancave, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e bardhebluve për episodin e 11-metërshit të fituar nga korcarët.

"Nuk besoj se ne jemi pjesë e aleancave. Ne po vazhdojnë punën tonë. Se cfarë ka ndodhur në takimet e tjera, ndoshta ju i dini më mirë. Takimi me Tiranën ishte shumë i luftuar, ndërsa për 11-metërshat kur janë, janë, s'kemi c'bëjmë".

I zhgënjyer nga rezultati por jo nga loja e Tiranës, Gugash Magani theksoi se edhe kjo ndeshje u vendos nga një episod.

"Ndeshja i kishte të tre rezultatet dhe sic e kisha parashikuar u vendos nga një episod. Ishte gabimi ynë në momentin e 11-metërshit. Skuadra ka luajtur mirë dhe futbollistët i zbatuan detyrat. Duhet te jemi më të kujdesshëm. Mund të them se u përballën dy ekipet me të mira të kampionatit. Fitoi futbolli edhe pse nuk morëm pikë".

Trajneri peqinas gjeti rastin t'i kujtonte opinionit publik se Tirana është e vetmja skuadër që luan pa aleatë.

"Ne jemi skuadra e vetme që po luajmë ndershëm. Nuk dorëzohemi në objektivin tonë, do të luftojmë fort deri në fund".

Në të njëjtën linjë, madje edhe më i drejtpërdrejtë, ishte me deklaratën e tij Ervin Bulku, i cili siguroi se në asnjë moment nuk do të lejojë që bardheblutë të bëhen palë e marrëveshjeve me skuadrat e tjera.

"9 lojtarë të Tiranës rrezikojnë pezullimin dhe sërish protagonist bëhet i njëjti gjyqtar, Ena Jorgji. Tirana do të vijojë garën e pastër. Nëse vërej diçka të dyshimtë, do të jem i pari që do të braktis fushën e lojës."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat