Sadiki shkëlqeu, gjunjëzoi Kostarikën (Video)

Sporti

Sadiki shkëlqeu, gjunjëzoi Kostarikën (Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:46

Shqiptarët kudo që luajnë shkëlqejnë me lojëra të bukura. Mbrojtësi shtatlartë me prejardhje nga Ferizaj, Kosovar Sadiki, është kreator i fitores së Kanadasë U-17 me rezultat 3:2 ndaj Kostarikës U-17, në ndeshjen e grupit B të CONCACAF Championship U-17 (Amerika Qendrore – Veriore) në futboll, që po mbahet në Hunduras. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Olimpico Metropolitano”, ku shqiptari Sadiki me kokë shënoi gol të bukur në minutën e 66-të dhe i solli fitore kombëtares së tij. “Të gjithë e bënë punën e tyre”, tha Sadiki. Meksika e Kanadaja janë me nga dy fitore në dy vendet e para dhe me nga 6 pikë, të cilat takohen mes vete të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat