Kinezët të fortë për ekipin e shqiptarit

Sporti

Kinezët të fortë për ekipin e shqiptarit

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:36

Kampioni i Azisë, WS Wanderes nga Australia, ka pasur një start fenomenal në fazën e grupit H të Asia Champions League, kur pati mundur me rezultat 3:1 si mysafir ekipin japonez, Kashima. Mirëpo, në xhiron e dytë në Sydney nuk treguan lojën e pritur dhe u mundën si vendas me 3:2 nga Guangzhou Evergrande nga Kina.

Futbollisti nga Kosova, Labinot Haliti, luajti standard deri në minutën e 62-të por nuk iu shkoi ashtu si planifikuan të paktën ta ndalin një pikë me skuadrën e fortë kineze. Golat i realizoi për mysafirët: Goulart (19’, 58 e 65’) dhe për vendasit: La Rocca (57’) e Castelen (90+5’) . WS Wanderes tani është në vend të dytë me 3 pikë dhe 3 më pak se Guangzhou Evergrande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat