Ditë të këqija për Podolskin?

Sporti

Ditë të këqija për Podolskin?

Më: 3 mars 2015 Në ora: 12:37

Duket e sigurt të paktën për momentin, Lukas Podolski do të kthehet te Arsenali në fund të sezonit. Me paraqitjet e tij te zikaltërit, sulmuesi gjerman nuk ka bindur askënd, madje sipas Tutosport, Mancini që e dëshironte personalisht lojtarin ndihet i zhgënjyer me performancën e tij të deritanishme. Duke parë këtë situatë, drejtuesit e Interit nuk do të bëjnë asnjë përpjekje për të blerë kartonin e Podolskit por do të kërkojnë një tjetër sulmues në afatin kalimtar të verës. Duket se janë ditë të këqija për Podolskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat