Arbitri: Nuk gabova, Wes Brown shkaktoi ndërhyrjen

Sporti

Arbitri: Nuk gabova, Wes Brown shkaktoi ndërhyrjen

Më: 1 mars 2015 Në ora: 09:16

Arbitri Roger East e ka mbrojtur vendimin e tij për përjashtimin e Wes Brown në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit.
Sunderlandi u mbajt mirë deri në minutën e 64, kur John O’Shea e rrëzoi në zonë Radamel Falcaon dhe arbitri akordoi penalti.

Më pas Wayne Rooney shënoi një gol nga pika e bardhë dhe pastaj të dytin nga loja e hapur.

Mirëpo, fakti interesant ishte se në rastin e penaltisë, gjyqtari nuk e përjashtoi nga loja shkaktarin, por një lojtar tjetër – Wes Brownin duke nxitur reagime për një gabim në identifikimin e futbollistit.

Megjithatë, arbitri ka sqaruar se kishte parë kontakt nga O’Shea dhe Brown në Falcaon dhe thotë se ishte Wes ai që bëri ndërhyrje në kolumbianin në momentin e goditjes, prandaj e përjashtoi. Telegrafi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat