D. Zagreb, Cekiçi debuton, por dëmtohet

Sporti

D. Zagreb, Cekiçi debuton, por dëmtohet

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 23:00

19 vjecari ishte per here te pare ne nje ndeshje zyrtare pjese e formacionit titullar ndaj RNK Splitit te Sokol Cikalleshit.

Nuk ishte nje debutim endrrash per Endri Cekicin me gjigantet kroate te Dinamos se Zagrebit por edhe pse u aktivizua vetem ne 15 minuta mesfushori nga Pogradeci gjithsesi la shenjen e tij ne kete perballje. 19 vjecari ishte per here te pare ne nje ndeshje zyrtare pjese e formacionit titullar ndaj RNK Splitit te Sokol Cikalleshit, por u aktivizua vetem ne 15 minuta ku u largua nga fusha per shkak te nje demtimi ne shpatull dhe ky demtim erdhi si pasoje e nje nderhyrje te gabuar brenda zones cka solli me pas nje 11 metersh ne favor te Dinamos dhe hapi serine e golave per kampionet e Kroacise.

Cekici u bashkua me skuadren e pare te Dinamos ne pergatitjet e muajit janar dhe eshte aktivizuar ne disa ndeshje miqesore, ndersa e sotmja ishte paraqitja e pare me skuadren kryesore, por me demtimin qe mori mund te qendroje jashte fushave sipas mediave kroate per 4-6 jave dhe mund te jete ne pikepyetje per ndeshjet e kombetares U-21. Po ne kete sfide perkrah Cekicit ne mesfushe u aktivizua per Dinamon edhe mesfuhori me origjine tetovare Arijan Ademi, ndersa ne krahun tjeter Sokol Cikalleshi per Splitin pati minuta te plota dhe kishte nje shans shenimi gjate pjeses se dyte. Me fitoren e marre, Dinamo e Zagrebit shkon ne kuoten e 59 pikeve dhe mbetet ne vendin e pare, e sigurte drejt kampionatit te 17 ne Kroaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat