Mourinho: Kupa e Ligës, trofeu më i rëndësishëm

Sporti

Mourinho: Kupa e Ligës, trofeu më i rëndësishëm

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 21:33

Që nga viti 2003 portugezi ka fituar gjithcka me Porton, Chelsean dhe Realin e Madridit, por ambicia e tij është të koleksionojë trofe të tjerë.

Jose Mourinho është shumë pranë fitimit të trofeut të parë në eksperiencën e dytë si trajner Chelseat, teksa këtë të dielë skuadra e tij do të përballet me Totenhamin në finalen e Kupës së Leagues. Për "Special One", ky trofe është më i rëndësishmi në karrierë, duke e argumentuar me synimin e tij për të parë gjithmonë përpara. Që nga viti 2003 portugezi ka fituar gjithcka me Porton, Chelsean dhe Realin e Madridit, por ambicia e tij është të koleksionojë trofe të tjerë.

Kjo finale është më e rëndësishmja në karrierë, madje edhe më e rëndësishme se finalet e Champions Leagues. Më e rëndësishme edhe se të gjitha finalet që kam luajtur më parë. Mos vallë ju dukem i marrë që po e them këtë? Është kështu sepse është finalja a radhës, ndërsa trofetë e tjerë janë në muzetë e klubeve që kam drejtuar. Medaljet që kam fituar më parë i kam lënë diku në shtëpi, nuk e di ekzaktësisht se ku. Për mua ndeshja më e rëndësishme e karrierës ashtë ajo e radhës."

Si gjithmonë, orgjinal Jose Mmouriho në komunikimin me gazetarët, edhe pse për italianet Gazzeta Dello Sport u shpreh se kulmin e karrierës si trajner e ka arritur në krye të Interit, skuadër më të cilën arriti të fitonte njëkohësisht titullin e Serisë A, Kupën e Italisë dhe Champions League, dicka që nuk ka mundur ta bëjë te Porton, Chelsea dhe Reali i Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat