Modric kthehet kundër Schalkes

Sporti

Modric kthehet kundër Schalkes

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 13:52

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shpreson se mesfushori Luka Modric mund ta shënojë rikthimin nga lëndimi në ndeshjen e kthimit kundër Schalkes në Ligën e Kampionëve, më 10 mars.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, shpreson se Luka Modric do të rikthehet në aksion për ballafaqimin kundër Schalkes, në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, më 10 mars.

Ylli kroat ka munguar prej nëntorit të vitit të kaluar kur u lëndua rëndë në ndeshjen mes Kroacisë dhe Italisë në San Siro, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016.

Por, ai ngadalë është duke iu afruar rikthimit.

“Nuk e kam ftuar kundër Villarrealit, ka bërë një javë të mirë të punës me ekipin. Ka nevojë të punojë edhe më shumë”, deklaroi Ancelotti, gjatë një konference për shtyp.

“Mendoj se do të jem në gjendje ta aktivizoj në ndeshjen e kthimit kundër Schalkes”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat