Pse nuk debutoi Silva për Realin? Përgjigjet Ancelotti

Sporti

Pse nuk debutoi Silva për Realin? Përgjigjet Ancelotti

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 09:14

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka treguar arsyet përse nuk e ka inkuadruar në lojë përforcimin e ri, Lucas Silva.
Përforcimi i ri i Real Madridit, Lucas Silva, duhet të pres ende për ta luajtur ndeshjen e parë me Los Blancos.

Mesfushori brazilian, ka pritur që sot të debutoj në ndeshjen ndaj Real Sociedatit, por kjo nuk ndodhi.

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka treguar arsyet përse nuk e ka inkuadruar në lojëpërforcimin ardhur nga ekipi brazilian , Cruzeiro.

"Ai ka ardhur qe një javë dhe ka nevojë për të përmirësuar gjendjen fizike. Ai do të debutoj shumë shpejt. ", ka deklaruar italiani, i cili e ka vlerësuar lart brazilianin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat