Binjakët e cilës volejbolliste janë?

Sporti

Binjakët e cilës volejbolliste janë?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:20

Binjakë simpatik po shijojnë borën në Qendrën e Skive në Bogë. Binjakë të volejbollistes së mirënjohur, që po lëshohen me sajat e tyre në Bogë. Shijojnë kënaqësinë e dimrit dhe ndihen shumë të ngazëllyer. Binjakët quhen: Buron e Blin dhe kanë nga 22 muaj.

Këta janë binjakët e Vlora Hasani – Berisha, volejbollistes më të mirë të pas luftës në Kosovë. Ajo me bashkëshortin e saj, Idrizin, po kënaqen me binjakë dhe ndiejnë lumturinë e pakufishme. Këta binjakë një ditë sigurisht se do të ndjekin rrugës e të babait e të nënës, por sigurisht jo në volejboll, por në ndonjë sport tjetër. Buron e Blin, dy emra të bukur dhe që Vlora ndihet edhe më e lumtur kur sheh energjinë e tyre se si vrapojnë për të sfiduar borën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat