A gaboi Ronaldo?

Sporti

A gaboi Ronaldo?

Më: 30 janar 2015 Në ora: 15:16

Real Madridi pa sulmuesin më të mirë në botë (Cristiano Ronaldo) pretendon hakmarrje për humbjen në vjeshtë me rezultat 4:2 nga Sociedadi. Futbollistët madrilen janë të përgatitur maksimalisht dhe besojnë se do të fitojnë pa problem edhe pa Ronaldon, i cili është i sanksionuar me dy ndeshje për shkak që goditi me këmbë e me grusht javën e kaluar futbollistin e Coprdoba-s, Edimar. Real-Sociedad luhet nesër në orën 16.00, ndeshje e javës së 21-të e kampionatit spanjoll.

Trajneri Carlo Ancelotti, tha se janë mirë të përgatitur dhe konfirmoi një fanellë titullari për Illaramendin duke saktësuar se mesfushori nuk do të largohet nga kolektivi. “Illaramendin do të luajë titullar. Ka marrë një ofertë nga Athletic Bilbao, këtë mund ta themi. Por lojtari është komod dhe i kënaqur këtu. Ka vlerësuar situatën dhe i pëlqen që të qëndrojë me ne. Si unë ashtu edhe klubi jemi të kënaqur me Illaramendin.

Nuk ka luajtur shumë por gjithmonë ka demonstruar seriozitet dhe profesionalizëm”, tha Ancelotti, duke komentuar edhe njëherë kartonin e kuq të Ronaldos. “Pas reagimit që bëri në Cordoba ishte i pari që kërkoi falje. Bëri një gabim, dhe e di shumë mirë. E di që duhet të shlyejë dënimin duke shpresuar që dika e tillë të mos ndodhë sërish.

Asnjëherë një dënim nuk është i mirë, por Ronaldo do ta shlyejë pa problem. Do ta shfrytëzojë këtë moment për të qenë në formën maksimale kur të kthehet. Nuk ka probleme me gjurin dhe në asnjë pjesë tjetër të trupit. Po punon normalisht për të qenë gati ndaj Atleticos”, thotë Ancelotti. Trajneri i ‘mbretërve’ tregon se si do të luajnë pa Ronaldon. “Do të luajmë përherë njëlloj.

Do të mbrojmë me skemën 4-4-2. Nëse nuk është Cristiano, James Rodrigez do të luajë pak më përpara me topin, Bale do të luajë në të majtë pasi preferoj të mbaj James në të djathtë”, theksoi Ancelotti. Real Madridi kryeson renditjen me 49 pikë, ka një pikë më shumë se Barcelona që mban vendin e dytë, por me një ndeshje më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat