Trepça këndellet në dy çerekët e fundit

Sporti

Trepça këndellet në dy çerekët e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2015 Në ora: 19:09

Trepça triumfoi me rezultat 72:62 ((13:16, 14:19, 19:11, 26:16) në ballafaqimin me Vëllaznimin nga Gjakova, e cila u zhvillua në palestrën e sportit në Drenas. Përballja mes rivalëve të vjetër u përshkrua me rivalitet të fortë, por mitrovicasit ishin ata që ngadhënjyen dhe shfrytëzuan edhe gabimet e gjakovarëve.

Në dy çerekët e parë gjakovarët ishin më të mirë dhe falë lojës së mirë të dyshes Imer Tahirit (191 pikë) dhe Korab Prekazit (18). Në çerekun e parë, Vëllaznimi ishte në epërsi me 13:16, për të thelluar atë në tetë pikë (27:35) pikërisht në minutën e 20-të.

Trepça që drejtohet nga trajneri Ilir Selmani, u këndellen dhe përmbysën epërsinë e mysafirëve. Në minutën e 30-të, rezultati barazohet 46:46 dhe nga kjo minutë mitrovicasit përmes Besnik Azemit, që shënoi 21 pikë, ishin më të mirë, duke kaluar në epërsi dhe fituan me 10 pikë dallim (72:62). Trepça klasifikohet në vend të katërt me 25 pikë, duke lënë Vëllaznimin në pozitën e gjashtë me 21 pikë. Në javën e 17-të, Trepça është mysafir i Pejës, kurse Vëllaznimi pret Golden Eagle Yllin.

Trepça-Vëllaznimi 72:62
(13:16, 14:19, 19:11, 26:16)

Palestra e sportit në Drenas.
Shikues: 300.
Gjyqtarë: F. Kurshumlija, B. Berisha, A. Gashi.
Trepça: Tahiri 14, V. Haxhiu 6, Azemi 21, S. Zekiqi 13, Hanxhiq 8, A. Selmani, Mala, E. Selmani, S. Mustafa, Asllani 3, Mehmeti 7 dhe B. Zekiqi.
Vëllaznimi: Prekazi 18, I. Tahiri 19, Broks 14, Zeka 3, Hojdiç 2, Hajzeri, Gashi, Rraci, Qarkaxhija, Karanezi 6, Matoshi dhe Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat