Hapoel Akre i tregon derën Hamdi Salihit

Sporti

Hapoel Akre i tregon derën Hamdi Salihit

Më: 27 janar 2015 Në ora: 00:30

Pista me e mundshme per Salihin eshte Austria, ku golshenuesi ka kaluar nje periudhe te arte vite me pare me Ried dhe Rapidin e Vienes.

Hamdi Salihi duket larg Hapoel Akre. Klubi izraelit i ka dhene te drejte sulmuesit te kombetares tone te largohet ne kete periudhe merkatoje. E gjendur ne vendin e fundit ne tabelen e klasifikimit dhe ne pozita shume te veshtira per te mbijetuar, drejtuesit e klubit i kane dhene driten jeshile shkodranit te negocioje me skuadra te tjera.

Arsyet mund te jene ekonomike, por nuk perjashtohet mundesia qe trajneri i sapoemeruar Shlomi Dora mund te mos e kete ne plane per te ardhmen. Lajmi per nje largim te mundshem te Salihit eshte bere publik ne TV izraelite te cilat publikuan kete lajm. Pista me e mundshme per Salihin eshte Austria, ku golshenuesi ka kaluar nje periudhe te arte vite me pare me Ried dhe Rapidin e Vienes, madje nuk perjashtohet mundesia qe serish njera prej ketyre skuadrave te beje te sajin 31-vjecarin. Gjate ketij sezoni Salihi ka shenuar 8 gola ne 19 ndeshje ndersa ne gjysmen e dyte te sezonit te shkuar shenoi 6 gola qe e ndihmuan Hapoel Akre te qendroje ne superligen e Israelit edhe ne kete sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat