Roma "ngec" me Fiorentinën, Juve 7 pikë larg

Sporti

Roma "ngec" me Fiorentinën, Juve 7 pikë larg

Më: 26 janar 2015 Në ora: 00:56

Dy skuadrat ndanë nga një pikë, që largon Romën nga gara për titull ndërsa mban Fiorentinën në valle për një vend në Champions.

Fiorentina ndaloi Romën në një barazim 1-1 në "Artemio Franchi" duke konfirmuar krizën e skuadrës së Rudi Garcias, që ka fituar vetëm dy ndeshje në 2 muajt e fundit, shumë pak për një skuadër që pretendon titullin kampion në Serie A. Formacioni i Montellës luajti madje shumë më mirë sesa kryeqytetasit, që me këto dy pikë të lëna shikojnë tashmë Juventusin të arratiset në +7 në renditje. Ndëshkimi i verdhekuqve erdhi në të 19-tën, me Mario Gomez që përfitoi nga vendosja e gabuar e mbrojtjes romane për të kaluar përpara vendasit.

Roma në pjesën e parë ishte me fat që nuk pësoi më, pasi Fiorentina i kishte mundësitë për të dyfishuar shifrat. Gabimet e këtij fraksioni peshuan menjëherë në startin e pjesës së dytë, pasi në të 49-tën Ljajic barazoi rezultatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat