Mexes, ai kërkon falje Canës?

Sporti

Mexes, ai kërkon falje Canës?

Më: 25 janar 2015 Në ora: 13:19

Është penduar për gjestin e pahijshëm të tij. Për incidentin që bëri në fushën e lojës futbollisti francez, Philippe Mexes. Ai pasi është qetësuar, e ka parë se çfarë ka bërë në ndeshje dhe ka kërkuar falje. Ai iu ka kërkuar falje futbollistëve të Lazios, Stefano Maurit dhe Lorik Canës.

Mexes e kishte humbur kontrollin dhe u kacafyt me Maurin, pastaj edhe me Canën. Ky gjest i tij i shëmtuar i kushtoi edhe me karton të kuq, por mbrojtësi i Milanit e ka parë se çfarë ka parë dhe shprehet i penduar për përleshjen që shkaktojë në fushë, ku skuadra e tij humbi me rezultat 3:1.

“Duhet të kërkoj falje te skuadra, trajneri dhe familja ime. Ishte një reagim i gabuar dhe kërkoj falje për këtë gjë sepse e kam lënë skuadrën time me 10 lojtarë në fushë dhe do të suspendohem. Fatkeqësisht kam bërë gabim, në karrierën time kam pasur kësi lloj reagimesh. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin jashtë fushës. Unë kam fëmijë dhe ky nuk është shembull i mirë që ata mund të shohin te babai i tyre”, tha Mexes që është tejet i dëshpëruar me gjestin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat