​Frankfurti nuk e shet Roshin

Sporti

​Frankfurti nuk e shet Roshin

Më: 25 janar 2015 Në ora: 10:21

Odise Roshi nuk do të largohet nga skuadra gjerman FSV Frankfurt gjatë merkatos së janarit. Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i përgjithshëm i klubit të Bundesligës 2, Uve Stover.

“Roshi dhe Burdenski kanë qenë shpesh të dëmtuar gjatë pjesës së parë të sezonit, ndaj ne kemi vendosur që me ta të ulemi në tavolinën e bisedimeve për negociata të tjera gjatë marsit apo në prill”, tha ai.

Deri tash Roshi ka luajtur për skuadrën e FSV Frankfurtit 62 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat