Messi në ndjekje të Ronaldos. Barcelona shkatërron Elche

Sporti

Messi në ndjekje të Ronaldos. Barcelona shkatërron Elche

Më: 24 janar 2015 Në ora: 21:04

Barcelona ka arritur të fitojë bindshëm kundër Elches, duke e mundur atë me rezultatin e thellë 6-0.

Ekipi katalanas ka kaluar në avantazh që në minutën e 35-të me një gol të Gerrard Pique.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Barcelonën, ndërsa në pjesën e dytë ekipi nga Katalunja ka shënuar edhe 5 herë të tjera.

Për Barcelonën shënuan Lionel Messi (55′ nga penalltia dhe 88), Nymari (69’ dhe 72’) dhe Pedro (90’).

Pas kësaj ndeshje, Barcelona ngjitet në kuotën e 47 pikëve, një më pak se Reali i Madridit, i cili ka një ndeshje më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat