Viti më i suksesshëm i të gjitha kohërave i KB Sigal Prishtina

Sporti

Viti më i suksesshëm i të gjitha kohërave i KB Sigal Prishtina

Nga: K.G. Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 14:52

Ngadalë ngadalë, së bashku, po i afrohemi fundit të vitit 2014, vit i cili në aspektin sportiv ishte viti më i suksesshëm i të gjitha kohërave i KB SIGAL Prishtina e po ashtu i basketbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Viti 2014 na gjeti për herë të parë në Ligën Ballkanike, ku në debutimin tonë ne arritëm që përveç organizimit tonë të mirë si Klub, të bëjmë paraqitje shumë të mira në parket. Kjo erdhi po ashtu edhe për shkak të angazhimit dhe vullnetit shumë të madh të sponsorëve, por padyshim edhe punës suaj të palodhshme. Ne ju premtojmë që do ta vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin me të gjithë ju, duke ju kërkuar po ashtu mirëkuptim nga ju për ndonjë lëshim eventual të bërë si nga ne si klub, po ashtu edhe nga lojtarët tanë, thuhet nga KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat