Nuk ishim agresiv!

Sporti

Nuk ishim agresiv!

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 13:05


Trajneri i Manchester Utd, Louis Van Gaal, është i mërzitur nga barazimi me rezultat 1:1 me Aston Villën. Ai ka pritur se do të kthehen me tri pikë dhe të përforcojnë hapin për kreun e renditjes. Futbollistët e ‘Djajve të Kuq’ nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike, sepse nga minuta e 65-të vendasit luajtën me një futbollist më pak. “Ne humbëm dy pikë. Ishim skuadër më e mirë dhe është dëshpëruese kur skuadra më e mirë nuk i fiton ndeshjet e tilla. Kur ju dëshironi të luftoni për titull atëherë normalisht se duhet t'i fitojmë këto ndeshje. Nuk ishim mjaft agresiv në 45 minutat e para dhe nuk krijuam shumë raste. Një ndeshje si kjo mund të kushtoj me titull”, ka thënë Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat