Barcelona shkatërron Cordoban

Sporti

Barcelona shkatërron Cordoban

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 19:33

Barcelona e mbyll me fitore vitin 2014. Katalanasit kanë mposhtur lehtësisht 5-0 modestët e Cordobas në ndeshjen e javës së 16 të Primera Division.

Golat për Barçën u shënuan nga Pedro Rodriguez në minutën e 2, Luis Suarez në të 53-ën, Gerard Pique në të 80-ën dhe Lionel Messi në minutën e 82 dhe 92.

Ky është edhe goli i parë i Suarez në kampionatin spanjoll.

Me këtë fitore skuadra e Luis Enriques ruan vendin e dytë në kuotën e 38 pikëve, 1 më pak se Real Madrid dhe 6 më shumë se Atletico që e luan nesër ndeshjen e tij në fushën e Athletic Bilbao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat