Ramos: Reali është "ekipi i Zotit"

Sporti

Ramos: Reali është "ekipi i Zotit"

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 10:31

Sergio Ramos e ka quajtur Real Madridin si “ekip të Zotit”, pasi është pyetur për Papa Françeskun, i cili në finale të Kupës së Botës do të përkrah ekipin San Lorenzo.
I pari i Kishës Katolike ka përkrahur klubin argjentinas që ka fituar Copa Libertatores për tu kualifikuar në garë, por mbrojtësi spanjoll beson se klubi i tij ka fuqi hyjnore.

“Unë jam katolik, por në futboll kjo nuk ndihmon asgjë”, ka thënë ai para ndeshjes ndaj San Lorenzos.

“Madridi është ekipi i Zotit dhe ekipi më i mirë në botë. Në Argjentinë futbolli dashurohet me pasion. Ne do të tentojmë të sjellim kënaqësi te tifozët, por Papa është përkrahës i San Lorenzos!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat