Shqipëria e mbyll vitin 2014 në vendin e 58-të

Sporti

Shqipëria e mbyll vitin 2014 në vendin e 58-të

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 22:25

Shqipëria zbret 8 pozicione në renditjen botërore të Fifa-s. Kuqezinjtë e De Biazit edhe pse kanë zhvilluar një 2014 që ka dhuruar shumë emocione e kënaqësi për shqiptarët e mbarë botës e mbyllin vitin në vendin e 58- të klasifikimit botëror, duke qenë se renditja e 18 dhjetorit është e fundit për këtë vit kalendarik.

Në fakt lëvizja e fundit e kuqezinjve në klasifikim nuk vjen si pasojë e paraitjeve të tyre, pasi kombëtarja shqiptare nuk ka luajtur asnjë ndeshje në muajin e fundit, por si rezultat i ngjitjes së shkallëve nga vendet e tjera të cilët kanë patur një periudhë më aktive me impenjimet e tyre përgjatë këtij harku kohor. Në këtë mënyrë Shqipëria e mbyll vitin pak a shumë në të njëjtën zonë sic e nisi, pasi në renditjen e janarit të 2014 renditej në vendin e 56, ndërkohë që njohu pozicionimin e saj më të mirë për këtë vit në muajin shtator, kur u klasifikua në vendin e 47 duke ngjitur plot 25 shkallë pas fitores magjike në Portugali me golin e Balajt. Edhe pse fitorja 1-0 ndaj luzitanëve shënoi rezultatin më të mirë të përfaqësueses në këtë vit kalendarik, emocionet e dhuruara nga kuqezinjtë kanë qenë të panumërta, duke nisur padyshim nga ndeshja në Beograd , barazimi i vjedhur në fund nga Danimarka në Elbasan Arena,, paraqije imrpesionuese në barazimin me Francën apo ajo me Italinë në Genoa ku kuqezinjtë luajtën si të barabartë dhe u mposhtën nga goditja e Okaka-s e devijuar nga Salihi në minutën e . 82.

Gjatë këtyre 12 muajve kombëtarja shqiptare ka zhvilluar në total 9 ndeshje, ka fituar 3 prej tyre, ka barazuar 2 herë dhe është mundur në 3 raste, ndërkohë që ndeshja në Beograd ju dha në tavolinë Serbisë me një vendim të disiplinorit të Uefa-s dhe beteja për të është e destinuar të vijojë deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. për sa i përket renditjes botërore, nuk ka ndryshime në 20-shen e parë të klasifikimit të Fifa-s. 2014 mbyllet nën kryesimin e Gjermanëve që fituan Kupën e Botës në Brazil dhe ruajnë një distancë komode ndaj Argjentinës dhe Kolumbisë, që ndiqen nga Belgjika, Holanda dhe Brazili. Kjo është hera e dytë në histori pasi 1993 që gjermanët e mbyllin vitin në krye të klasifikimit të Fifas, duke siguruar dhe titullin skuadra e vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat