Galliani: Inzaghi do të ketë fatin e Ancelottit

Sporti

Galliani: Inzaghi do të ketë fatin e Ancelottit

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 22:12

Deri në këto momente, në më shumë se një rast, drejtues të klubit kuqezi kanë shprehur besimin e tyre te puna e kryer nga trajneri i ri.

Filipo Inzagi si Carlo Ancelotti, është ky mendimi i adimisnitratorit të klubit kuqezi, Adriano Galiani, që me rastin festimit të 115 vjetorit të krijimit të klubit ka thurur elozhe për trajnerin, që për të po e rikthen skuadrën në kohët e arta të klubit

"Inzagi eshte treguar fantastik dhe mua me kujton shumë Ancelotti. Ai është shembulli, që me punë dhe dëshirë, e mbi te gjitha me vendosmëri mund të arrihet gjithcka".

Deklarata që vijnë në një moment të mirë, të Milanit, që me fitoren 2-0 ndaj Napolit u afrua në vetëm dy pikë me zonën Champions duke e bërë kështu më të prekshëm një vend në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Galiani vlerësoi dhe mënyrën e drejtimit të Inzaghit, sipas të cilit, përvoja e fituar si futbollist në fushë po i shërben dhe si trajner:

"Inzaghi ka qenë një lojtar shumë inteligjent dhe gjithmonë i dinte pikët e dobëta të kundërshtarëve të tij. Nuk e di sa i madh mund të kishte qenë Fenomeni Ronaldo nëse do të kishte zgjuarsinë e Inzagit".

Deri në këto momente, në më shumë se një rast, drejtues të klubit kuqezi kanë shprehur besimin e tyre te puna e kryer nga trajneri i ri. Këtë fundjavë Milani do të ketë një ndeshje të vështirë në kampionat ndaj Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat