Juventus, Asamoah 3 muaj jashtë fushe

Sporti

Juventus, Asamoah 3 muaj jashtë fushe

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:44

Trajneri i bardhezinjëve Massimiliano Allegri nuk do të ketë në dispozicion për një periudhë të gjatë anësorin Kwadwo Asamoah.

Telashe në horizont për Juventusin. Trajneri i bardhezinjëve Massimiliano Allegri nuk do të ketë në dispozicion për një periudhë të gjatë anësorin Kwadwo Asamoah. Ky i fundit të Martën e ardhshme do t’i nënshtrohet një operacioni në qytetin e Barcelonës pasi vuan nga disa probleme në ligamentin e njërit gju. Në këtë mënyrë futbollistit ganez do t’i duhet të qëndrojë për një periudhë nga 2 deri në 3 muaj jashtë fushave të futbollit, duke vënë në alarm përveç Juventusit edhe kombëtaren e vendit të tij.

Asamoah duhet të heqë dorë nga Kupa e Afrikës që do të zhvillohet gjatë muajit Janar në Guinenë Ekuatoriale. Por me dëmtimin e 25-vjeçarit ganez, shto këtu edhe problemet e njëpasnjëshme që vuan Evra, drejtuesit e Juventusit medoemos duhet të hedhin sytë nga merkato e dimrit për të kërkuar një lojtar krahu. Ishte vetë klubi bardhezi në një komunikatë në faqen e tij në internet që bëri gjithçka të ditur për sa i përket dëmtimit të Asamoah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat