Për kë futen në luftë UEFA dhe FIFA?

Sporti

Për kë futen në luftë UEFA dhe FIFA?

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 15:59

Klubet evropiane nuk janë të detyruar t’i lejojnë futbollistët e tyre për t’u grumbulluar me kombëtaret për miqësoret jashtë Evropës. Ky është vendimi i fundit i UEFA-s, që nuk ka ndërmend të rinovojë paktin e arritur nga FIFA me konfederata të ndryshme më 1 shtator, në bazë të të cilit, klubet nuk do t’i pengonin lojtarët e tyre për të dhënë kontribut me përfaqësueset në miqësoret ndërkontinentale. Ky qëndrim i qeverisë evropiane të futbollit e thellon edhe më shumë hendekun mes presidentit të FIFA-s Sep Blater dhe atij të UEFA-s Mishel Platini, me francezin që në këtë rast ka mbështetjen e klubeve më të mëdha evropiane. Në Evropë luajnë 75% e futbollistëve që marrin pjesën në botëror, kështu që ky qëndrim është një paralajmërim serioz për FIFA-n. UEFA dhe Shoqata e klubeve evropiane synojnë që të kenë ndikim në përcaktimin e kalendarit ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat