Çfarë tentuan të sqarojnë tifozët me Ronaldon? (video)

Sporti

Çfarë tentuan të sqarojnë tifozët me Ronaldon? (video)

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:27

Disa tifozë ishin futur në stadiumin ‘St.Jakob-Park’ në Basel dhe vrapuan në drejtim të sulmuesit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, i cili ishte edhe autor i golit të fitores së Real Madridit me rezultat 1:0 kundër Baselit, në ndeshjen e grupit B të Champions League. Dy tifozë futen me shpejtësi dhe i drejtohen Ronaldos! A thua çfarë i kërkuan? Askush nuk e ka të qartë përveç ata që u vërsulen në fushë dhe vetë Ronaldo nëse i ka kuptuar. Sigurisht se ata kanë dashur ta përshëndesin nga simpatia yllin portugez apo ka pasur diçka tjetër. Ndaj, ishte diçka interesante dhe pothuajse është bërë modë që tifozët të futen në fushat e futbollit!
Sigurimi i stadiumit reagoi me shpejtë dhe gjithçka qe në rregull! E gjitha ngjau në minutën e 89-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat