Arsenali, Juventusi e Reali, ballëlartë! Hasi fitoi ndaj turqve (Video)

Sporti

Arsenali, Juventusi e Reali, ballëlartë! Hasi fitoi ndaj turqve (Video)

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 22:42

Skuadra e Arsenalit arkëtoi tre pikë vendimtare dhe e siguroi biletën për në të tetën e finales së Champions League. Futbollistët e Arsenalit në Emirates ishin më të suksesshëm në përballje me Dortmundin dhe fituan me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit D. Ndeshje mjaft e mirë është zhvilluar nëpër shi dhe 'Topçinjtë" fituan tre pikë të mëdha, ndërsa Dortmundi pësoi humbjen e parë në grup pas katër fitoreve. Sanogo në minutën e 2-të shënoi për epërsinë 1:0, ndërsa Sanchez realizoi gol të bukur nga rreth 20 metra në minutën e 57-të. Dormundi renditet në vend të parë me 12 pikë ose ka dy më shumë se Arsenali i dyti, dy skuadra që siguruan kualifikimin një xhiro pa përfunduar faza e grupit. Real Madridi kthehet ballëlartë nga stadiumi 'St. Jakob-Park'. Ata mposhtën me rezultat 1:0 kampionin zviceran, Baseli. Ronaldo në minutën e 35-të shënoi gol, i cili ishte edhe i 71-ti në Champions, duke i barazuar shifrat me legjendën spanjolle Raul dhe qëndron tre gola larg Lionel Messit. Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi, luajti titullar për Baselin, por të zhgënjyer u larguan nga fusha, pasi tashmë e kanë komplikuar edhe më shumë çështjen e kualifikimit. Reali udhëheq me 15 pikë në grupin B, pasojnë Baseli me 6, Liverpool e Ludogorets me nga 4 pikë. Baseli i shqiptarëve ka rast shumë të mirë që të kualifikohet më tutje, por e gjitha varet në xhiron e fundit.
Liverpooli importoi një pikë të rëndësishme në Sofje, duke barazuar me rezultat 2:2 me Ludogoretsin. Lampert në minutën e 2-të e Henderson (37') shënuan për Liverpoolin dhe Abalo (3') e Terziev (88') për vendasit. Shqiptari Pajtim Kasami luajti nga minuta e 46-të për Olympiakosin por pësuan debakël me rezultat 4:0 në Madrid nga Atletico. Madridasit bënë lojë të madhe dhe nuk e falën ekipin grek. Garcia (9') e Mandzukic (38' , 62' e 65') shënuan golat e fitores. Mandzukic me het-trik e shkatërroi ekipin grek. Juventusi i falet golave të Llorentes (49') e Tevez (88'), duke shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Malmos vendas. Atletico kryeson me 12 pikë në grupin A, e ndjekur nga Juventusi me 9 pikë etj. Anderlecht që ka trajner Besnik Hasin, e ka mundur me rezultat 2:0 Galatasarayn. Futbollisti Mbeba në minutën e 44-të e 88' ishte fatal për mysafirët. Galatasaray humbi shpresat edhe për vend të tretë, ndërsa Anderlecht siguroi vizën për në Europa League. Anderlecht zënë vendin e tretë me 5 pikë, ndërsa Galatasaray i fundit me një pikë. Një xhiro pa përfunduar faza e grupeve, ekipet që kanë siguruar kualifikimin në të tetën e finales janë: Atletico Madridi, Real Madridi, Dortmundi, Arsenali, Bayerni, PSG, Barcelona, Chelsea dhe Porto.

Grupi A
Malmö--Juventus 0:2 (0:0)
Atletico-Olympiakos 4:0 (2:0)

Tabela
1. Atl. Madrid 5 4 0 1 12
2. Juventus 5 3 0 2 9
3. Olympiakos 5 2 0 3 6
4. Malmo FF 5 1 0 4 3

Grupi B
Basel-Real 0:1 (0:1)
Ludogorets-Liverpool 2:2 (1:2)

Tabela
1. Real Madrid 5 5 0 0 15
2. Basel 5 2 0 3 6
3. Liverpool 5 1 1 3 4
4. Ludogorets 5 1 1 3 4

Grupi C
Leverkusen-Monaco 0:1 (0:0)
Zenit -Benfica 1:0 (0:0)

Tabela
1. Leverkusen 5 3 0 2 9
2. Monaco 5 2 2 1 8
3. Zenit 5 2 1 2 7
4. Benfica 5 1 1 3 4

Grupi D
Arsenal-Dortmund 2:0 (1:0)
Anderlecht-Galatasaray 2:0 (1:0)

Tabela
1.Dortmund 5 4 0 1 12
2. Arsenal 5 3 1 1 10
3. Anderlecht 5 1 2 2 5
4. Galatasaray 5 0 1 4 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat