Murray ndryshon stafin në prag të sezonit të ri

Sporti

Murray ndryshon stafin në prag të sezonit të ri

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 20:50

Britaniku ka shkarkuar nga detyra asistentin e trajneres kryesore Amelie Mauresmo, Dani Vallverdu si dhe përgatitësin fizik Jez Green.

Rezultatet e dobëta të arritura gjatë vitit 2014 dhe objektivat që ka për vitin e ardhshëm e kanë detyruar tenistin Andy Murray të riformatojë stafin e tij të trajnerëve. Në këtë mënyrë britaniku ka shkarkuar nga detyra asistentin e trajneres kryesore Amelie Mauresmo, Dani Vallverdu si dhe përgatitësin fizik Jez Green. Një zgjedhje e çuditshme kjo e tenistit 27-vjeçar sidomos përsa i përket shkarkimit të Vallverdu pasi mes këtij të fundit dhe Murray ekzistonte një miqësi shumë e fortë që prej 5 vitesh.

Me këtë lëvizje të tijën, tenisti skocez i jep një tjetër votë besimi trajnerës së parë Amelie Mauresmo edhe pse vazhdueshmëria e kësaj të fundit në krye të sfatit teknik që stërvit Murray ishte vënë ndjeshëm në dyshim pas rezultateve shumë të dobëta të 27-vjeçarit në muajt e fundit. Me Dani Vallverdu, Murray punonte prej 5 vitesh ndërsa me përgatitësin atletik Jez Green prej plot 7 vitesh, madje të dy ata së bashku me trajnerin e parë Ivan Lendl udhëhoqën skocezin të arrinte sukseset më të mëdha në karrierë gjatë kësaj periudhe me Murray që arriti të fitonte një Us Open, një medalje të Artë në Olimpiadën e Londrës dhe si dhe suksesin historik në grand-slamin e Wimbledon. 2014 në fakt ishte një vit për tu harruar për Murray që nuk shkoi më shumë se gjysmëfinalja e Roland Garros ndërsa në tre turnetë e tjerë Slam ai u eliminua që në fazën çerekfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat