Jose Mourinho barazon rekordin

Sporti

Jose Mourinho barazon rekordin

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 09:35

Jose Mourinho nuk di të ndalet me skuadrën e tij, Chelsean.
Strategu portugez pas fitores 5-0 ndaj skuadrës gjermane Schalke 04, në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka arritur të barazoj një rekord të tijin personal, transmeton Telegrafi. ‘Special One’, ka dërguar në 19 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë stinor, duke barazuar numrin e lojëve pa pësuar si me atë kur ishte tek skuadra madridlene, Real Madrid, gjatë vitit 2010.

Ish-trajneri i Portos dhe Interit, mund ta thyej këtë rekord në ndeshjen e radhës në Premierligë, ku do të përballet me Sunderlandin në udhëtim, dhe ta kështu mund ta dërgoj në njëzet, numrin e ndeshjeve pa humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat