Sturridge: Do të kthehem më i fuqishëm

Sporti

Sturridge: Do të kthehem më i fuqishëm

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 09:24

Daniel Sturridge thotë se ai është i vendosur të rikthehet më i fuqishëm se kurrë nga lëndimi.
Sulmuesi i Liverpoolit ka qëndruar jashtë fushe që nga shtatori dhe pritet të vazhdojë deri në Vitin e Ri, pasi është diagnostikuar me një problem të ri.

“Në gjithë këtë po zhvillohem si njeri dhe si atlet. Çdokush kalon nëpër gjëra në jetën e tyre, të cilat mund t’i ndërtojnë ose t’i prishin ata. Kjo për mua është një tjetër pengesë për ta tejkaluar. Një tjetër derë për ta kaluar”.

“Do të kthehem mjaft shpejt i fuqishëm dhe i gatshëm për të luajtur. Falënderoj secilin për mbështetjen”, ka thënë Sturridge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat