Hadërgjonaj asistoi për fitoren e Young Boysit

Sporti

Hadërgjonaj asistoi për fitoren e Young Boysit

Nga: K.Goca Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 18:23


Young Boys në çastet e fundit si mysafir shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër Thunit, në ndeshjen e javës së 16-të të Kampionatit të Zvicrës. Futbollisti Florent Hadërgjonaj luajti titullar e Adrian Nikçi nga minuta e 83-të në fitoren e Young Boys-it. Berat Sadiku qe standard për Thunin, por ishin të pafat që të ndalin një pikë. Hadërgjonaj asistoi në golin e fitores në minutën e 90+3, kur shënoi Hoarau. Young Boys është në vend të katërt me 24 pikë ose një shumë se Thuni që klasifikohet i pesti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat