Me katër medalje të arta nga Tirana!

Sporti

Me katër medalje të arta nga Tirana!

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 14:29


Garuesit e klubit të notit “Termopan” nga Prishtina u kthye me 7 medalje (4 të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë) nga gara mbarëkombëtare në not për nder të Festës së Flamurit, e cila u mbajt në pishinën “Te Stela” në Tiranë. Melisa Zhdrella, stoliset me të artë në 100 metra bretkosë koha 01.23.80, 200 m. bretkosë (03.00.82), si dhe 50 m. bretkosë e argjend (00.37.19). Flaka Pruthi, e artë në 100 m. shpinë (koha 01.11.04) , 50 m. shpinë (00.32.53), si dhe i argjend në 50 m. krol koha 00.29.67. Meriton Veliju, i bronztë në 200 m. bretkosë koha 02.42.74”, thuhet në njoftimin e Federatës së Notit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat